Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pensionet e minatorëve, në shqyrtim 400 raste

Pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për pensionet e minatorëve janë reth 3600 minatorë që do të përfitojnë si nga ulja e mashosë së daljes në pënsion ashtu edhe nga rritja e përfitimit të pensionit.

Ish-minatorët që kanë përfituar 9 mijë lekë trajtim finaciar , do të përfitojnë pension në masën 14 mijë lekë në muaj. Pjesa tjetër, si edhe ata minatorë që do të dalin me këtë ligj në pension, do të përfitojnë pension mujor deri në masën 21,000 lekë në muaj.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka shqyrtuar numrin më të madh të dosjeve të ish minatorëve për përfitimet e shtesave të pensioneve, ende në shqyrtim janë rreth 400 raste. Kategoria e minatorëve përbën edhe atë të profesioneve më të vështira e që kërkon trajtim të veçantë.

Kështu që edhe janë nga të parat profesione që përfituan nga ulja e moshës së daljes në pension. Për rastet e ish minatorëve të cilët nuk kanë mundësi që të vërtetojnë vitet e punës do t’u duhet që ti drejtohen Gjykatës.

Scan TV,  16.11.2015