Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Smart OSHEE, zbardhen disa nga projektet

Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela zbardhi sot disa nga projektet e kompanisë që lidhen me matësit elektronik dhe kartat me parapagesë të energjisë elektrike.
I ftuar në forumin “Smart Balkan”, kreu i OSHEE foli për herë të parë, për idenë e kartave me parapagim të energjisë së konsumuar dhe matur nga matësit elektronik.

“Përveç smart meter kemi nisur vendosjen e disa matësave të tjerë elektronik që u bëjnë të mundur lexuesve të bëjnë këtë veprim në mënyrë automatike.
Kjo eleminon të gjitha problemet e mbifaturimit dhe nënfaturimit.

Synojmë të nisim me projekt pilot edhe printimin e faturave në kohë reale nga lexuesi përmes paisjeve të veçanta. Kjo do të thotë shkurtim kostosh për kompaninë pasi ka kosto pë printim fature, kosto për shpërndarje fature.

Duhet të mendojmë smart për të vjelur sa më shumë të ardhura por edhe për të ulur shpenzimet pasi kompania ka nevojë për para për investimet.
Me vendosjen e matësave elektronike ne do të hedhim edhe kartën me parapagesë të energjisë.
Po eksperimentojmë dhe jemi në fazë laboratorike të kësaj ideje.
Konsumatorët mund të shkojnë drejt përspektivës që të marrin energjinë me parapagesë”, deklaroi kreu i OSHEE, Çela.
Ai shtoi se, në javët e ardhshme do të bëhet promovimi i kioskave të informacionit të cilat do të vendosen në ambiente publike, në qendra tregtare në disa qytete të mëdha.

“Fillon në Durrës, Tiranë e Elbasan ndërsa më pas shtrihet në gjithë Shqipërinë.
Në këto kioska nuk mund të bëhet kontrolli i faturës dhe pagesa e energjisë, por edhe të bëjë ankesa e të marrë statusin aktual të shqyrtimit”, përfundoi adminsitratori Adrian Çela.

Me poshte fjala e plote e Administratorit te OSHEE

Fjala e Administratorit te OSHEE, z.Adrian Cela sot gjate forumit ekonomik

Së pari ju falenderoj për kurajon për të organizuar forume të tilla në një kohë kur vendi ka probleme të shumta, por ju me kurajo mendoni “Smart”.

Në fakt, nëse nuk do të arrijmë të mendojmë dhe të ndërtojmë “smart” do të mbetemi gjithmonë të vegjël.

Jashtë kësaj salle, dikush më tregoi një histori që preferoj ta risjell këtu.

Në vitet 60’ shkon një individ dhe i bën një kërkesë shitësit nëse makina Ford që dëshironte të blinte i kishte apo jo rripat e sigurimit. Ata kishin filluar të qeshnin me këtë pretendim por ja që prej shumë kohësh rripat e sigurimit janë gjë e domosdoshme.

Në fjalën time do të ndalem tek ato çka OSHEE ka bërë dhe ato që po bën në drejtim të teknologjisë dhe risive të saj në shërbim.

Nuk dua të ndalem tek gjendja ku e gjetëm dhe ku jemi sot pasi z.Bejtja i përmendi në fjalimin e tij më parë.

Z.Bejtja në fakt përveç zv.ministër është edhe Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës dhe padyshim është pjesë e sukseseve të arritura në këto dy vite prej kompanisë.

Prej dy vitesh, OSHEE është pjesë e reformës për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike, kthimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.

Nga llogaritjet e specialistëve, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nevojë për investime imediate në mbi 1 miliard dollarë.

Sot, kompania nuk i ka burimet për të kryer të tilla investime pavarësisht se po kryejmë shumë investime me fondet tona dhe me ato të projektit të Bankës Botërore.

Në menaxhimin e këtyre investimeve kemi filluar të mendojmë në mënyrë inteligjente, për të caktuar ku di bëjmë investimet që japin rezultat të shpejtë dhe rrisin të ardhurat.

Përveç investimeve bazike në rrjet të shpërndarjes, nënstacione, transformatorë etj, kemi filluar të mendojmë dhe investojmë në teknologji.

Jemi të bindur se inovacioni është zgjedhja e duhur për ti dhënë drejtim shumë problematikave që ka sektori i shpërndarjes.

Së pari, në këto investime jemi fokusuar në përmirësimin e shërbimit dhe marrëdhënien me klientin.

Ka përfunduar dixhitalizimi i arkivës së protokollit dhe lëvizjes së dokumentacionit brenda kompanisë.

Pra, shkresat, moria e shkresave që lëviz brenda kompanisë tanimë janë informatizuar dhe kontrolli bëhet elektronikisht.

Gjendet një dokument në mënyrë më të shpejtë dhe gjithashtu kontrollohet puna e kujtdo brenda ditës.

Nuk është qëlimi final i këtij investimi vetëm eleminimi i shkresave por kujdesi i klientit.

Kemi hasur një numër të madh ankesash apo aplikimesh të abonentëve që flinin me vite në sportele.

Duke futur këtë lloj teknologjie, duke vendosur afate dhe përcaktuar procedurat se si do të lëvizin këto shkresa apo ankesa, ne kemi në çdo orë të ditës të monitorueshëm se çka bërë secili punonjës nga baza deri në qendër të kompanisë.

Dalin rastet jashtë afatit dhe arsyet pse ka dalë.

Në javët e ardhshme do të bëhet promovimi i kioskave të informacionit të cilat do të vendosen në ambiente publike, në qendra tregtare në disa qytete të mëdha.

Fillon në Durrës, Tiranë e Elbasan ndërsa më pas shtrihet në gjithë Shqipërinë.

Në këto kioska nuk mund të bëhet vetëm kontrolli i faturës dhe pagesa e energjisë por edhe të bëjë ankesa e të marrë statusin aktual të shqyrtimit.

Po reformojmë sistemin e billingut.

Në bashkëpunim me Bankën Botërore po fusim një sistem të ri që merr parasysh veçoritë aktuale por edhe merr përsipër zhvillimet e kohës duke u adoptuar me smart meter, pasqyron në kohë reale defektet dhe parashikon disa veçori të tjera si pastrimi i të dhënave që do përfundojë brenda gjashtë mujorit të parë të 2016.

Do jetë i saktësuar çdo klient me vendndodhjen dhe konsumin e tij kudo ku ndodhet.

Këto i shërbejnë të ardhmes pasi profilizimi i çdo klienti dhe vendosja e smart meter do të mund të na ndihmojë për shpërndarjen e ngarkesës në zona të caktuara.

Një tjetër projekt është ai i regjistrimit të aseteve.

Deri më sot kjo kompani nuk kishte një inventor fizik të aseteve dhe jo më të pretendojmë për inventor GIS.

Pretendojmë që brenda 6 mujorit të parë të 2016 të përfundojmë implementimin e tij.

Është projekt që na ndihmon për mirëmbajtjen, menaxhimin dhe administrimin e saktë e në kohë reale të aseteve të shpërndarjes.

Kjo do të lidhet me smart meter, matësat inteligjente që duam ti implementojmë.

Brenda vitit 2016 kemi rënë dakord që të vendosim matësit e bilancit nga të cilët do marrim informacionin e matjes së energjisë në kohë reale.

Kemi guxuar dhe po punojmë me Bankën Botërore, brenda dhjetorit përfundon faza e parë ndërsa brenda pranverës do të nisin punimet për ndërtimin e nënstacionit të parë GIS në qendër të Tiranës.

Ju jeni të gjithë dëshmitarë se këtu në qendër aktualisht është një nënstacion që nuk gjendet askund.

Brenda 2 vitesh nënstacioni do ikë nga aty dhe do ndërtojmë një nënstacion nëntokësor pas muzeut.

Përveç smart meter kemi nisur vendosjen e disa matësave të tjerë elektronik që u bëjnë të mundur lexuesve të bëjnë këtë veprim në mënyrë automatike.

Kjo eleminon të gjitha problemet e mbifaturimit dhe nënfaturimit.

Synojmë të nisim me projekt pilot edhe printimin e faturave në kohë reale nga lexuesi përmes paisjeve të veçanta.

Kjo do të thotë shkurtim kostosh për kompaninë pasi ka kosto pë printim fature, kosto për shpërndarje fature.

Duhet të mendojmë smart për të vjelur sa më shumë të ardhura por edhe për të ulur shpenzimet pasi kompania ka nevojë për para për investimet.

Me vendosjen e matësave elektronike ne do të hedhim edhe kartën me parapagesë të energjisë.

Po eksperimentojmë dhe jemi në fazë laboratorike të kësaj ideje.

Konsumatorët mund të shkojnë drejt përspektivës që të marrin energjinë me parapagesë.

Së fundi, kemi projektin SCADA sistem dhe aktualisht jemi në procesin e prokurimit.

Brenda Janarit do nisë të zbatohet në Tiranë, më pas në Durrës e gjithë Shqipërinë.

Projekti ka një kosto të madhe por e kemi ndarë me faza pasi është nevojë e domosdoshme dhe ky sistem që krijon mundësinë e monitorimit dhe komandimit të rrjetit online.

Mund të monitorojmë ngarkesat në rrjet, ndërhyrjet apo humbjet e evitueshme çka ndikojnë në pakësimin e defekteve dhe kohën e riparimit të tyre.

Thelbi i gjithë këtyre projekteve është një shërbim sa më i mirë për qytetarët. Shpresoj që vitin tjetër të vijmë me projekte të tjera edhe më ambicioze.

Viti 2016 do mund të na hapë mundësinë të mendojmë për investime edhe në projekte të tjera.

energjia.al  13.11.2015