Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Minatorët e Trepçës në grevë

Minatorët e Trepçës kanë hyrë sot në grevë, pasi që janë të pakënaqur me trajtimin e tyre nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrje.

Sipas Veriu.info, kërkesat e grevës së sotme ka të bëjë me mos pagesën e kontributeve të punëtorëve në Trustin Pensional të Kosovës.

“Ndërrimi i parë jemi futur në grevë, pasi që nuk po paguhen kontributet pensionale. Nuk do ta ndërpresim grevën derisa të na paguhet djersa jonë”, thotë një minator në kushte anonimiteti për Veriu.info.

Telashet e sotme me minatorë i ka konfirmuar edhe drejtori i minierës së Stantërgut, Qazim Jashari, por ai ka thënë se përgjigje të saktë mund të jep më vonë.

Telegrafi,  12.11.2015