Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ngrohja globale, të dhëna alarmante

Temperaturat globale do të rritën me një gradë celcius më shumë, çka sipas shkencëtarëve, është një fenomen që përfaqëson “territorin e panjohur për të gjithë ne”.Nëse termometri do të vijojë të tregojë temperaturat sikurse janë parashikuar, 2015-ta do të regjistrohet si viti më i nxehtë.

Më tej, Organizata Botërore Meteorologjike njoftoi se 2016 , do të jetë viti i parë në të cilin përqendrimi i dioksidit të karbonit në atmosferë do të jetë mbi nivelet e mesatares, për shkak të djegies së vazhdueshme të lëndëve djegëse fosile. Ky përqendrim në atmosferë është rritur në 43% që nga kohërat para-industriale.

Të dhënat më të fundit janë publikuar vetëm 3 javë përpara samitit për ngrohjen globale i cili do të mbahet në Paris, ku  do të mblidhen udhëheqësit botërorë përfshirë Barack Obama, Xi Jinping dhe David Cameron, të gjithë në përpjekje për të arritur një marrëveshje të re për uljen e emetimeve të gazeve.

Për Stephen Belcher, drejtorin e qendrës metereologjike “Hadley”, kjo është hera e parë që është pikërisht ndikimi i njeriut që e ka çuar klimën drejt territorit të panjohur.

Por, samiti i Parisit do të rrisë presionin mbi negociatorët që të hartojnë një marrëveshje të qëndrueshme për të shmangur ngrohjen globale me 2 gradë celcius, pasi nëse kjo gjë ndodh, pasojat do të ishin katastrofike.

Profesoresha Joanna Haigh në Imperial College të Londrës tha se samiti i fundit i klimës së OKB-së mbajtur në Danimarkë në vitin 2009 ka dështuar, duke e cilësuar takimin e Parisit si vendimtar. Të dhënat e reja e kanë shtuar urgjencën për një marrëveshje globale të klimës.

Sipas një analize të “the Guardian” të gjitha vendet duhet të kontribuojnë në përballimin e kësaj sfide. Britanikja shkruan se vendet në zhvillim kanë ende shumë punë për të bërë. Kjo është arsyeja pse, ndryshe nga protokolli i  mëparshëm ndërkombëtar i klimës, rregullat e reja do të zbatohen edhe nga vendet e pasura dhe në ato të varfra.

Top Channel,  09.11.2015