Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tryeza për modelin e tregut dhe bursën e energjisë

Në ambientet e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë u zhvillua takimi i tretë në kuadër të grupit të punës për krijimin e Bursës së Energjisë Elektrike në Shqipëri ku u diskutua mbi konceptin bazë për ndërtimin e modelit të tregut të energjisë.

Në takim morën pjesë institucionet dhe aktorët kryesorë të sektorit të energjisë elektrike, përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë Banka Botërore, KfW, GIZ, USAID. Pjesë e konsultimit janë bërë edhe Shoqata Shqiptare e Tregtimit të Energjisë Elektrike dhe Shoqata Shqiptare e Energjive të Rinovueshme.

Projekti i cili po koordinohet edhe me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë ka për objektiv krijimin e një tregut të lirë të energjisë elektrike në Shqipëri, e cila vjen si detyrim i Ligjit për Sektorin e Energjisë Elektrike. Një angazhim i cili është në përputhje me direktivat për energjinë së Bashkimit Europian, me objektiv krijimin e tregut të përbashkët rajonal  dhe më pas edhe tregut evropian të energjisë.

Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë ka ofruar asistencë pranë qeverisë shqiptare duke angazhuar kompaninë e sukseshme në fushën e tregjeve ndërkombëtare të energjisë elektrike, Nord Pool Consulting, kompani nën pronësine e Nord Pool që është bursa e energjisë për skandinavinë.

Drejtuesi i Projektit Z.Hans Arild Bredesen bëri një paraqitje të detajuar të konceptit të përgjithshëm paraprak të funksionimit të tregut të lirë të energjisë elektrike në Shqipëri, nëpërmjet Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike.

Studimi i këtj projekti do të japë rekomandimet e duhura për krijimin e Bursës së Energjisë, parë gjithashtu në kontekstin e harmonizimin me tregjet në rajon.  Krijimi i tregut të lirë të energjisë elektrike në Shqipëri do krijojë kushtet që kompanitë publike KESH dhe OSHEE të përmirsojnë punën e tyre, dhe të rrisin të ardhurat në mënyrë ndjeshme.

Krijimi i tregut do të ndihomojë gjithashtu uljen e varësisë së vendit nga importet, në rritjen e qarkullimit të parave, në përmirësimin e klimës së biznesit dhe nxitjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri.

energjia.al  30.10.2015