Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta sot në vend

Rënia e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë sesionit të së Martës është reflektuar edhe në tregun e naftës me shumicë në vendin tonë. Gjatë sesionit të sotëm, nafta me shumicë shitet me 137.78 lekë për litër, në rënie me 1.01%, krahasuar me sesionin e kaluar. Çmimi i pasqyruar është aktual, dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës vijnë, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore. Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta del nga dy portet e vendit, atë të Durrësit dhe atë të Vlorës, ku përfshihen edhe të gjitha kostot që janë të detyruara me ligj, përfshirë barrën shtetërore, e cila sot regjistrohet në rreth 90.2 lekë për litër.

Scan TV,  28.10.2015