Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bulqizë, dy nxënës helmohen me gaz

Dy nxënës të shkollës se mesme në Bulqizë janë paraqitur mesditën e sotme në spitalin e qytetit pasi kanë shfaqur shenja intoksikimi.

Nxënësit kishin temperaturë të lartë, dhimbje koke e stomaku si dhe të vjella, ndërsa paraprakisht ata dyshohet se janë helmuar nga çlirimi i gazit, lloji i të cilit ende nuk është përcaktuar.

Mësohet se dy gjimnazistët kanë luajtur në një objekt i cili u ka shpërthyer dhe ka çliruar gaz, duke sjellë helmimin e dy nxënësve.

Mjeku Shahin Kaja, pohon se gjendja e dy pacientëve është e stabilizuar, ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Shqiptarja.com  14.10.2015