Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE dhe Autoriteti Rrugor pas shirave

Shirat e ditëve të fundit kanë sjellë probleme të ndryshme dhe duket se kjo ka detyruar disa nga insitucionet në vend të kalojnë në gjendje gatishmërie.

I pari që deklaroi këtë ishte Operatori i Shpërndajres së Energjisë Elektrike ku theksohet se nisur nga niveli i lartë i problem të shfaqura është ngritur Shtabi Qëndror i Gadishmërisë që menaxhon punën në 10 drejtori rajonale në gjithë vendin. Në fokus të punës janë linjat e rëndësishme që lidhën me Spitalet, Hidrovoret, objektet e rëndësisë së veçantë adminitsative dhe gjithë konsumatorët. OSHEE raporton se ka pasur problem në disa zona të vendit të cilat tashmë janë riparuar.

Në Tiranë ndërkohë vijojnë ende punimet tek nënstacioni i Karbit që ka lënë pa energji disa zona deri në përfundim të zvendësimit. Përveç energjisë probleme janë shfaqur edhe në transportin rrugor. Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri me dije se akset kryesore në vend janë në funksion të plotë por në disa zona ka pasur rrëshqitje duke vështirësuar transportin. Segmentet më të vështira për momentin janë: Vlorë-Fushë Dukat, Ersekë-Korçë, Këlcyrë-Ballaban. Aksi Banjë -Drizë është bllokuar për shkak të rënies së dherave në rrugë, dhe është bërë devijimi nga Kaciveli.

Po pastrohet rënia e gurëve të vegjël në segmentin Gramsh – Kodovjat. Në segmentin Pajovë – Elbasan ka pasur rënie gurësh dhe bllokim të një korsie ku është ndërhyrë në orën 4 të mëngjesit dhe tani është funksionale, po në këtë segment vazhdon pastrimi i gurëve të vegjël. Në segmentin e Durrësit ka pasur ujë në disa pjesë të autostradës, por që është ndërhyrë nga firma kontraktuese dhe është normalizuar qarkullimi. Sakaq ARRSH mbetet në gatshmëri për çdo ndërhyrje.

Scan TV, 13.10.2015