Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, ankesë e bizneseve: energjia

Ministri i Diasporës, Valon Murati, në vazhdën e takimeve me investitorë nga diaspora ka vizituar të enjten fabrikën e tekstilit “KosovaTEX” në Prishtinë, në të cilën u interesua për kushtet e punës dhe plasmanin e produkteve të tyre brenda dhe jashtë vendit.

Ai ka thënë se kompania “KosovaTEX” tash e pesë vite është shndërruar në pikë reference për tekstil sidomos pantollave prej firmave më të njohura botërore dhe tregut gjermanë.

Ministri Murati ka thënë se kompanitë kanë arritur që të eksportojnë në vende të ndryshme, ndërsa sipas tij , problem kryesorë mbetet energjia elektrike.

“Bizneset janë të orientuara nga eksporti dhe është shumë shenjë e mirë, që kjo po e bënë që ambienti biznesor është duke u përmirësuar. Vërejtje e përgjithshme e bizneseve është energjia elektrike, e në këtë drejtim Qeveria është duke bërë përpjekje që të zgjidhet ky problem edhe përmes ndërtimit të kapaciteteve termoenergjetike”, ka thënë ai.

Ndërsa Selvir Aljkovic, menaxher i prodhimit në “Kosova TEX” ka thënë se si kompani kanë arritur që të depërtojnë fuqishëm në treg, pasi që sipas tij, kompania ka arritur të bëjë konkurrencë tregut aktual. Ai ka shtuar se e ardhmja e kësaj kompanie varet vetëm nga eksporti.

Sipas tij, kompania deri më tani ka të punësuar rreth 300 punëtorë, por që ky numër pritet të rritet deri në 400 veta. Ai ka thënë se po shqyrtojnë shembuj të partnerëve të kompanive të ndryshme që të zgjerohen.

Telegrafi, 09.10.2015