Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers: Auditi do reduktojë detyrimet

Kompania “Bankers” njoftoi dje se gjykatat shqiptare kanë shtyrë vlerësimin e mëparshëm mbi tatim-fitimin deri në zgjidhjen e procesit të auditimit mbi kostot e rikuperueshme. “Bankers” ndodhet në gjyq me tatimet për shkak se nuk pranon rezultatin e nxjerrë pas kontrollit.  “Pritet që konkluzionet e palës së tretë të auditit do të sjellin një reduktim të vlerësimit të mëparshëm mbi detyrimet për taksat”, deklaron “Bankers”. Në deklaratën e djeshme njoftoi se ka firmosur termat e referencës me Agjencinë Shqiptare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe ministrin e Energjisë për të angazhuar një auditor ndërkombëtar si palë të tretë për të asistuar në zgjidhjen e çështjes së auditimit të pakonkluduar të kostove të rikuperueshme. Firma e auditit do të zgjidhet në mesin e muajit tetor dhe i gjithë procesi pritet të finalizohet në fund të tremujorit të katërt.

Gazeta Shqip,  08.10.2015