Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE: Janë falur 40 mln USD kamatvonesa

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ka njoftuar se pas skemës lehtësuese për pagesën me këste, nga zbritja e kamatës, për ata që paguan menjëherë borxhin, rreth 192 mijë debitorë përfituan rreth 40 milionë dollarë falje të kamatëvonesës!

Prej muajit dhjetor 2014, e deri në shtator 2015, OSHEE ka lidhur mbi 340 mijë aktmarrëveshje me debitorët, ku mes tyre futen konsumatorët familjarë, ata me ndihmë ekonomike (27 mijë aktëmarrëveshje), bizneset, etj.
Për debitorët që pranonin të paguanin menjëherë të gjithë detyrimin, u ul me 80% kamatëvonesa.

Kompania njofton se po shikon të tjera lehtësi për abonentët debitorë, në mënyrë që t’u jepet mundësia të gjithëve për të përmbushyr detyrimin ligjore të pagesës së faturës.

Revista Monitor,  07.10.2015