Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, reduktohet prodhimi i energjisë

KEDS sh.a. njofton se rreth orës 13:45 të ditës së sotme kanë rënë nga sistemi njëherësh të dy blloqet e TC Kosova B.

Pasi të gjitha proceset në sektorin e energjisë bëhen në pajtim me planifikimet paraprake, kjo ka rënduar furnizimin me energji elektrike, kur dihet se këto dy njësi përbëjnë rreth 70 për qind të prodhimit vendor. Rënia e tyre ka shkaktuar një mungesë të menjëhershme të mbi 500 megavatë/orë.

Njësia B1 është rikthyer pas dy orësh, përkatësisht rreth orësh 15:30, ndërsa njësia B2 planifikohet të rikthehet në orët e hershme të ditës së enjte, përkatësisht rreth orës 6 të mëngjesit të nesërm. Sipas paralajmërimeve të gjeneruesit, kjo do të ndodhë për shkak të kërkesës së Termokosit që të intervenojë në çështjet e ngrohjes më avull.

KEDS i siguron konsumatorët se po bën të pamundurën që të ofrojë furnizim sa më të mirë me energji elektrike për të gjithë konsumatorët.

Por, kur dihet se Kosova nuk ka njësi rezervë dhe kur dihet se kapacitetet rajonale energjetike janë shumë të kufizuara dhe nuk mundësojnë fleksibilitet të madh në tejkalimin e situatave emergjente, importi është shumë i vështirë.

KEDS ka nisur procedurat e importit dhe po bën të pamundurën për të siguruar atë, por nuk mund të ndërmarrë asgjë para 4 orëve, pasi në bazë të procedurave të parashikuara në rast të situatave të paplanifikuara dhe emergjente, importi i menjëhershme nuk i takon dhe nuk është përgjegjësi e KEDS-it, por e Operatorit të Tregut (KOSTT).

Sidoqoftë, të gjitha kompanitë e hallkës së sistemit energjetik të Kosovës janë të mobilizuara që situata të tilla të tejkalohen sa më lehtë dhe sa më shpejtë.

energjia.al  08.10.2015