Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers, të dhënat operacionale të tremujorit

Prodhimi

Prodhimi mesatar nga fushat e naftës të Patos-Marinzës dhe Kuçovës në Shqipëri për tremujorin e tretë të vitit 2015 ishte 19,598 fuçi naftë në ditë (bopd), një rënie prej 2% në krahasim me mesataren e tremujorit të dytë prej 20,045 bopd. Prodhimi në tremujorin e tretë e stabilizua duke përdorur për shpim pusesh dy sonda, dhe si pasojë e reagimit pozitiv të modeleve të Rritjes së Nxjerrjes së Naftës (EOR) që nisën të zbatoheshin vitin e kaluar. Këto modele vijojnë të zbatohen edhe gjatë këtij viti dhe fokusi është konvertimi i vazhdueshëm i puseve në puse me injektim.

Zona e Bubullimës vazhdon të performojë mirë, me katër puse (4) që prodhojnë mesatarisht 200 bopd secili. Pusi më i fundit i shpuar është tashmë duke u omptimizuar. Ndërkohë që vëllimet e prodhimit të naftës në Bubullimë janë shumë inkurajuese, nafta nga kjo zonë ka sasi të vogla acidi suflhidrik dhe përqindje të lartë uji çka kërkon menaxhimin e kapaciteteve injektuese të ujit dhe të njësive trajtuese duke ndjekuar programin e zhvillimit për këtë zonë. Kompania ka të instaluara njësitë në këtë vendburim çka mbështetin realizimin e planit për shpimin e dy-tre puseve në tremujorin e katërt si dhe vijëmësinë e planifikimit të programit 2016.

Shitjet dhe Çmimet e naftës

Shitjet e naftës gjatë tremujorit të tretë mesatarisht ishin 19,730 bopd, 0.4% më të larta se mesatarja e tremujorit të mëparshëm prej 19,599 bopd. Inventari i naftës së papërpunuar në 30 shtator 2015, ishte 297,000 fuçi më ulët se 307,000 fuçi që ishte në 30 qershor 2015. Në tremujorin e tretë çmimi mesatar i naftës së Patos-Marinzës ishte rreth 39,52 $ për fuçi (që përfaqëson 79% të çmimit Brent naftës prej 50,26 $ për fuçi), ndërkohë që në tremujorin e dytë ishte 47,98 $ për fuçi (që përfaqëson 77% të naftës Brent çmimi i $ 61,92 për fuçi). Shitjet në tregun e eksportit gjatë tremujorit të tretë 2015 përbënin 97% të shitjeve totale, me një çmim mesatar të eksportit prej 79% të çmimit të naftës Brent. Shumica e vëllimeve janë shitur në tregun e eksportit në tremujorin e tretë duke mbështetur edhe kërkesën e vazhdueshme gjatë muajve të verës. Në tremujorin e tretë, vëllimet e naftës së papërpunuar kanë qenë kryesisht të adresuar në tregun e eksportit si pasojë e çmimeve më të larta.

Strategjia Mbrojtëse

Bankers ka një program mbrojtës për 6,000 bopd me një çmim Brent prej 80 dollarë për fuçi në balancën e 2015. Pjesa e mbetur e programit mbrojtës 2015 në Shtator 2015, është vlerësuar në 23.4 milionë dollarë. Gjatë tremujorit të tretë, Bankers inicoi strategjinë mbrojtëse për 2016-ën duke vendosur një çmim dysheme prej 54 dollarë dhe një çmim bazë prej 58 dollarë për një total prej 2,500 bopd përgjatë gjithë vitit. Kompania është duke analizuar vendosjen nën programin mbrojtës për deri në 6,000 bopd në vijëmësi të ecurisë së tregjeve. Këto kontrata janë të hartuara për të mbrojtur Bankers nga ulja e mëtejshme e çmimeve të naftës në 2016 por edhe për t’i dhënë mundësi kompanisë dhe aksionerëve të saj të përfitojnë nga përmirësimi i çmimit të naftës.

Programi i Rritjes së Nxjerrjes së Naftës (EOR)

Programi EOR vijon të tregojë performancë të fortë me 28 struktura me injektim polimeri dhe 6 me injektim uji që operojnë në fushën naftë-mbajtëse të Patos-Marinzës. Gjatë tremujorit të tretë, Bankers konvertoi 2 puse prodhuese në puse injektuese dhe planifikon të konvertojë edhe 10-15 të tjerë deri në fund të vitit 2015. Programet e injektimit të polimerit dhe ujit prodhuan afërsisht 3,715 bopd në muajin Shtator, duke përfaqësuar 19% të prodhimit total të Bankers ose një rritje 12% e parashikimeve të bëra..  Me një përqindje në rritje të programit EOR, kompania vlerëson se rënia bazë e korporatës ka nisur të tkurret nga një vlerësim prej 30% në fillim të vitit 2015 në 20-25% në 2016.

“Kjo është një arritje shumë e rëndësishme për kompaninë. Programi EOR po bën pikërisht atë për të cilën është programuar, të sigurojë një rritje të prodhimit  dhe të reduktojë rënien e kompanisë, duke i lejuar korporatës për të arritur më shumë me më pak aktivitet,” tha David French, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Bankers Petroleum.

Përditësim i Shpimeve

Bankers ka shpuar një total prej 14 pusesh në tremujorin e tretë: 13 puse me prodhim horizontal në Patos-Marinëz dhe një pus horizontal në Kuçovë. 12 puse janë në prodhim ndërkohë që 2 të tjerët do të hyjnë në prodhim në fillim të tremujorit të katërt. Në tremujorin e katërt, Bankers planifikon të shpojë 14 puse horizontalë dhe një pus multi-lateral. Ky do të jetë pusi i dytë multi-lateral në Patos-Marinëz.

Zhvillimi i Infrastrukturës

Projektet Infrastrukturore në tremujorin e tretë u fokusuan në sistemet e grumbullimit të emulsionit, në puset e lidhura dhe përmirësimin e sistemeve hyrëse dhe njësitë e nxjerrjes me avull. Fazat e fundit e sistemit të grumbullimit në Veri të fushës është kompletuar ku kanë mbetur disa punime të pjesshme si dhe sheshet që duhet të lidhen në javët në vijim. Pajisjet hyrëse në objektin e trajtimit Satelit 3 janë porositur aktualisht duke iu bashkangjitur Sistemit të Grumbullimit të pjesës veriore. Ndërtimi i sistemit të grumbullimit në zonën perëndimore ka vazhduar sipas planit dhe pritet të përfundojë në gjysmën e parë të 2016-ës. Projekte shtesë duke përfshirë instalimin e njësive të nxjerrjes me avull në objektet e trajtimit në padin H dhe padin D që filluan në fund të tremujorit të dytë priten të merren në fundin e gjysmës së dytë të tremujorit të katërt. Gjithashtu, njësia e dyte komerciale për trajtimin e polimerit është porositur tashmë, duke kompletuar kështu pjesën më të madhe të objekteve të nevojshme që lidhin pjesen e mbetur me konvertimet e planifikuara për 2015-ën për programin EOR.

Auditi mbi Kostot e Rikuperueshme

Kompania ka kënaqësinë të njoftojë se ka firmosur termat e referencës me Agjencinë Shqiptare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Ministrin e Energjisë për të angazhuar një auditor ndërkombëtar si palë të tretë për të asistuar në zgjidhjen e çështjes së auditimit të pakonkluduar të kostove të rikuperueshme. Firma e auditit do të zgjidhet në mesin e muajit Tetor dhe i gjithë procesi pritet të finalizohet në fund të tremujorit të katërt. Në paralel me këtë proces, Gjykatat Shqiptare kanë shtyrë (subjekt i një apelimi) vlerësimin e mëparshëm mbi tatim fitimin deri në zgjidhjen e procesit të auditimit mbi kostot e rikuperueshme. Pritet që konkluzionet e palës së tretë së auditit do të sjellin një reduktim të vlerësimit të mëparshëm mbi detyrimet për taksat.

energjia.al  08.10.2015