Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Do mbahet konferenca e Evroenergie

Duke konsideruar situatën e tanishme por edhe duke i pasur parasysh mundësitë për investime në sektorin energjisë të Evropës Juglindore, Evroenegie L.L.C, me seli në Kosovë, për të katërtin vit me radhë,organizon konferencën ndërkombëtare “Energy Market South East Europe 2015” http://energymarket-see.com/2015.
Kjo konferencë do të mbahet me datë 15 dhe 16 tetor 2015 në Prishtinë dhe janë përfaqësuesit e kompanive më të fuqishme të sektorit të energjisë në Evropë, të cilët do të janë pjesëmarrës të konferencës.

Me këtë rast, pos trajtimit të problemeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohet ky treg energjetik, edhe kërkimit të zgjidhjeve të përbashkëta, ata kanë mundësi të njihen për së afërmi edhe me potencialet për të investuar. Kjo konferencë po ndodhë në një moment mjaft të rëndësishëm – kur edhe ka filluar implementimi i projekteve të mëdha energjetike, si edhe në fillimeteliberalizimit të tregut, ashtu si parashihet me Traktatin e Athinës, nënshkrues të të cilit janë edhe shtetet e Evropës Juglindore.

Temat që do të shtjellohen në këtë konferencë gjatë këtyre dy ditëve janë:

Energjitë e ripërtëritshme dhe efiçienca e energjisë – Mundësitë dhe perspektivat e tregut energjetik të Evropës Juglindore. Siguria e furnizimit me energji – Siguria furnizimit për tregun gazit dhe energjisë elektrike në Evropën Juglindore. Liberalizimi i tregut energjetik – Tregjet e së nesërmes të energjisë në Evropën Juglindore – ku do të arrimë?

Krahas partnerit ekskluziv Konrad Adenauer Stiftungjanë edhe disa kompani evropiane, të cilat e sponzorizojnë këtë konferencë, ndërsa pjesëmarrës, krahas përfaqësuesve të kompanive më të fuqishme të energjisë në Evropë, do të janë edhe folës dhe panelistë të nivelit më të lartë kombëtar e ndërkombëtar si: Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë Blerand Stavileci, ish Zëvendës-Kancelari i Austrisë Dr. Erhard Busek dhe Ambasadorja Gjermane në Kosovë Angelika Viets, Andreas Pointvogl nga Energy Community. Poashtu pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar mbi 200 të interesuar dhe profesionist të fushësdhe biznese nga Kosova, Gjermania, Shqipëria, Maqedonia, Sllovenia, Bullgaria, Austria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, etj.

Pjesë e konferencës do të jetë edhe një panair shoqërues, ku kompani të ndryshme prodhuese dhe shërbyese do të prezantojnë ofertën e tyre. Këtu u ofrohet mundësi të interesuarve të njihen me kompani dhe organizata prestigjioze të sektorit të energjisë, siç janë: Konrad Adenauer Stiftung, SIV.AG, BiLFINGER, KISTERS AG, KFW, Ost-Ausschuss der Deutschen Wirtschaft, ExpoCentre Tirana, DIHA, konsekwent, KDWV, OeKG, Energjia.al, ACERC, etj.

Telegrafi,  07.10.2015