Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova, pjesë e rrjetit energjitik të Europës

Autoritetet kosovare kanë nënshkruar në Bruksel marrëveshjen për pjesëmarrjen e Sistemit Energjetik të Kosovës në Zonën Sinkrone të Evropës Kontinentale. Marrëveshja është nënshkruar në mes të KOSTT, si Operator i Sistemit të Transmisionit të Kosovës në njërën anë dhe ENTSO-E në anën tjetër e përfaqësuat e Grupit Regjional të Evropës Kontinentale.

Pas Marrëveshjeve për Operim (Inter-TSO Agreement) që KOSTT nënshkroi me të gjitha OST-të e shteteve fqinje (Shqipëri, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni) në vitin e kaluar, ekspertët e KOSTT në krye me menaxhimin, si dhe në bashkëpunim me grupin punues të ENTSO-E, kanë punuar për krijimin e kushteve teknike për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E.

Kështu, KOSTT bëhet kontrollues i pavarur në kuadër të zonës sinkrone të Evropës Kontinentale. Përveç operimit të sistemit si bllok kontrollues do të bëhet edhe menaxhimi komercial i kongjestioneve në linjat interkonektive të Kosovës, alokimi i kapaciteteve interkonektive (linjat ndërshtetërore), do të realizohen të hyrat nga transiti i energjisë elektrike nëpër rrjetin transmetues të Kosovës si dhe për humbjet në rrjetin horizontal të transmetimit të energjisë elektrike, çështje të cilat kanë qenë të hapura tashmë disa vite.

Revista Monitor, 05.10.2015