Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vijojnë arrestimet e vjedhësve të energjisë

Policia e Shtetit dhe OSHEE kanë bijuar aksionin në mbarë vendin edhe gjatë javës që lamë pas, për evidentimin e të gjitha rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike dhe ndalimin e autorëve. Në vend kanë vepruar 90 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE, të cilat kanë kryer 4243 kontrolle.

Gjatë aksionit janë zbuluar 23 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 23 autorë. Nga këta, janë arrestuar 10 persona dhe janë shpallur në kërkim 10 të tjerë, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 persona.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë ndërprerë 1549 lidhje të abonentëve debitorë dhe 23 lidhje të paligjshme. Ndërsa, janë kontrolluar 91 kabina elektrike dhe abonentë që furnizohen nga këto kabina.

Sot News, 05.10.2015