Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Turqia: Asnjë problem me gazin rus

Ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Ali Riza Alaboyun ka thënë se Turqia nuk do të përballet me ndonjë problem në furnizimet me gaz nga Rusia këtë dimër.

‘Unë nuk pres ndonjë problem gjatë dimrit,’ tha Alaboyun gjatë një takimi për shtyp në 3 tetor në Stamboll, duke përmendur të drejtat kontraktuale.

Turqia, e cila është 60 për qind e varur nga gazi rus, ka një marrëveshje me Moskën deri në vitin 2021, sipas zyrtarëve të ministrisë.

Alaboyun gjithashtu tha se Turqia mbështet ndërtimin e një linjë të Turkish Stream prej ‘katër-këmbësh’, teksa Rusia pritet të ndërpresë linjën perëndimore, e cila siguron 14 miliard metra kub gaz për Turqinë, pas vitit 2019.

“Ne duhet të mbështesim tubacionin që vjen drejt Turqisë, pasi ne mund të përballemi me mungesa të gazit pas 2019. Ky është shqetësimi ynë kryesor, ‘tha ai.

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili braktisi projektin e Rrjedhës së Jugut dhjetorin e kaluar, ka ofruar të ndërtojë një tubacion të ri përmes Turqisë dhe Greqisë për të transportuar gazin natyror në Evropë.

Megjithatë, duke iu referuar pengesave politike ndërmjet Evropës dhe Rusisë, Alaboyun tha se ai nuk mendon që BE-ja do i lejojë Greqisë të nënshkruajë një marrëveshje ndër-qeveritare me Moskës, raporton Hurriyet Daily.

Revista Monitor,  05.10.2015