Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kontratat provizore duhen rinovuar

100 mijë abonentë të cilët kanë lidhur një kontratë provizore me kompaninë e shpërndarjes së energjisë duhet që ta rinovojnë atë. OSHEE thotë se në kohën e viteve 2008 dhe 2009-të, periudhë që morën administrimin e kompanisë çekët, nisën të lidheshin shumë kontrata të tilla, të cilat synonin formalizimin e sektorit, por që sot kanë sjellë probleme të mëdha për kompaninë. Shumë prej abonentëve kanë emrin dhe të dhënat të shënuara gabim, çka bën që ata të mos marrin shërbimin si duhet, por edhe kompania ka vështirësi në vjeljen e faturës së tyre. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë thotë se do të hiqet pagesa prej 15 mijë lekësh nëse klientët shkojnë dhe nderrojnë librezën brenda dhjetorit të këtij viti. Të gjithë ata që e kanë emrin gabim në faturën e energjisë, ose e gjejnë emrin te lista që ka publikuar në ueb-in e saj kompania e shpërndarjes duhet të shkojnë pranë zyrave të kujdesit të klientit dhe të plotësojnë formularin e të dhënave.

Vizion Plus, 03.10.2015