Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Komisioni rrëzon dy draftet e Shalsit për ERE-n

Komisioni i Ligjeve në unanimitet të plotë rrëzoi dje dy projektligjet e iniciuara nga deputetët Eduard Shalsi, Genc Ruli dhe Robert Bitri, që lidhen me pavarësinë financiare dhe organizative të Entit Rregullator të Energjisë (ERE). Dy nismat, që parashikojnë ndryshime në ligjin “Për nëpunësin civil” dhe në ligjin “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese”, synojnë përjashtimin e stafit të ERE-s nga zbatimi i disa dispozitave ligjore që zbatohen për nëpunësit e administratës, si dhe pavarësi në përcaktimin e pagave dhe të strukturës. Këto propozime, sipas deputetëve nismëtarë, bazohen në rekomandimet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë që sugjerojnë një pavarësi organizative dhe financiare për ERE-n. Në parashtrimin e argumenteve për dy draftet e paraqitura, kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, ndërsa propozoi rrëzimin e tyre, sugjeroi adresimin e kësaj problematike te Byroja e Kuvendit. Ai u shpreh për ngritjen e një komisioni të posaçëm që do të bëjë dhe rregullimin e plotë të kuadrit ligjor për sa u përket institucioneve të pavarura.

Gazeta Shqip,  05.10.2015