Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shkup, nxënës e profesorë helmohen nga gazi

Dhjetëra nxënës dhe profesorë shqiptarë janë helmuar nga një gaz i panjohur që u ka shkaktuar dhimbje në trup dhe probleme me frymëmarrjen.

Incidenti ka ndodhur dje pasdite në Shkollën e Mesme Ekonomike, që ndodhet në lagjen Veri të Shkupit, që i takon komunës së Butelit.

Për shkak të gjendjes alarmante, menjëherë janë thirrur ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilët kanë transportuar nxënësit dhe profesorët në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup.

Momentalisht para shkollës ka prindër të revoltuar dhe kërkojnë përgjegjësi nga kryeministri, Nikolla Gruevski dhe partitë politike shqiptare, për rrethanat në të cilat janë helmuar nxënësit shqiptarë.

Sot News,  02.10.2015