Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Parlamenti: Jo hetim ndërkombëtar për CEZ-in

Para nisjes së procesit të votimit, Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, z. Edi Paloka kërkoi futjen me procedurë të përshpejtuar të p/ligjit që lejon hetim ndërkombëtar të çështjes CEZ.  “Duke qënë se mazhoranca nuk do të votojë këtë p/ligj që të kalojë me procedurë të përshpetuar, le ta përfshijë në kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit”, tha z. Paloka.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, z. Gramoz Ruçi theksoi qëndrimin e mazhorancës pro një hetimi ndërkombëtar, ndërsa shprehu votën kundër propozimit të PD-së për kalimin me procedurë të përshpejtuar të këtij projektligji.

“Edhe njëherë, grupi i Partisë Socialiste, duke patur parasysh që voton këtë dhe vetëm këtë, procedurën e përshpejtuar, e kundërshton, jo se nuk jemi kundër hetimit, por nuk na e lejon Kushtetuta e vendit. Pra, grupi i PS është kundër shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar të këtij projektligji”, tha z. Ruçi.

Kërkesa e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të nismës së saj ligjore për hetim ndërkombëtar të çështjes CEZ u rrëzua duke marrë 50 vota pro, 54 vota kundër dhe 12 vota abstenim.

energjia.al  02.10.2015