Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kaskada e Drinit

Të dhënat e fundit nga Kaskada e Drinit që siguron furnzimin e 98 për qind të prodhimit të energjisë në vend tregojnë se vjeshta nuk ka dhënë ndonjë efekt në nivele për t’i përmirësuar ato.

Në shifrat e sigurara nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare shihet qartë se liqenet janë larg kuotave maskimale që përcakton Rregullorja e Plotave për periudhën e shtatorit. Kështu hidrocentrali më i madh i kaskadës ka një nivel 272.37 metra nga 296 metra që është maksimalja.

Hidrocentrali i dytë që është ai i Komanit ka një nivel 173.9 metra aktualisht, kur në fakt niveli maksimal i këtij liqeni është 175 metra. Hidrocentrali i tretë i kaskadës në radhë është ai Vaut të Dejës me një nivel 76 metra si kuotë maksimale por në fakt sot niveli i tij është 74.17 metra. Situata në fakt shfaqet normale për dy HEC-et e fundit të kaskadës por për të parin që është edhe më i madhi, duket se niveli ka “avulluar” me 24 metra.

Aktualisht KESH ka vijuar prodhimin ndërsa pjesa ekstra e konsumit mbulohet edhe për importeve apo marrëveshjeve të shkëmbimit që vendi ka me Kosovën. Gjatë këtij viti ecuria e prodhimit në vend ka qenë dukshëm e përmirësuar krahasuar me një vit më parë dhe duket se kjo është dhe arsyeja që niveli i kaskadës është nën normat e rregullores.

Shifrat e INSTAT treguan se për gjashtëmujorin e këtij viti konsumi u mbulua kryesisht me prodhim në vend. Konkretisht gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2015 prodhimi neto vendas i energjisë elektrike, ishte 3.750 GWh nga 2.353 GWh të prodhuar në 2014 duke pësuar një rritje prej 59,4 për qind.

Fierza

Niveli maksimal    296 metra

Niveli aktual    272.37 metra

Komani

Niveli maksimal    175 metra

Niveli aktual    173.9 metra

Vau i Dejës

Niveli maksimal    76 metra

Niveli aktual    74.17 metra

Scan TV,  01.10.2015