Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AAK: Rritja e akcizës së karburanteve, skandaloz

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për vendosje të normës për akcizë për gazet e naftës, 15 cent për litër.

“Vendimi i Qeverisë për vendosjen e normës së akcizës për “gazet e naftës dhe hidrokarbure tjera gazoike” në vlerë prej 0,15 euro për litër, nënkupton ngritje të normës se akcizës për 50 për qind”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Sipas kësaj partie opozitare kjo rritje e cila nuk është paraparë me buxhetin e Kosovës për vitin 2015 tregon se Qeveria e Kosovës ka dështuar plotësisht edhe në planin ekonomik edhe buxhetor dhe tani merr vendime të paparashikuara e të cilat e dëmtojnë rëndë qytetarin dhe bizneset në Kosovë. “Qeveria e Kosovës e cila i ka rritur shpenzimet e veta për t’i kënaqur ambiciet politike të aparatçikëve partiakë, në masë te paparë deri me tani, po vazhdon ta ngarkojë jetën ekonomike dhe sociale në Kosovë”, thekson komunikata.

Kjo rritje bëhet në kurriz të qytetarëve dhe biznesit me qëllim të mbulimit të humbjeve buxhetore që po bëhen për shkak të keqqeverisjes dhe abuz imit me paranë publike. “Ky vendim është skandaloz, dhe duhet të revokohet sa më parë”, thuhet në reagimin e partisë së Ramush Haradinajt.

Telegrafi,  01.10.2015