Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Braçe kundër hetimit të CEZ

Socialistet ka dhënë sinjalin e pare se nuk do te votojnë nismën e Partisë Demokratike per te hetuar çështjen “CEZ”. Nënkryetari i grupit kuvendor te PS, Erjon Braçe ne nje interviste per Vizon Plus, ka deklaruar votën e tij kundër këtij projektligji. Sipas Braçes, ky është nje draft i cunguar e i padobishëm, pasi ne te nuk përfshihet hetimi qe nga koha kur nisi procesi i privatizimit, e për te vijuar me pas me te gjitha problematikat qe kane shoqëruar administrimin e shoqërisë “CEZ”, se bashku me institucionet shtetërore përgjegjëse. E teksa afera “CEZ” është fokusuar ne marrëdhëniet e dyshimta mes kompanisë “CEZ” dhe “DIA” qe do te mblidhte borxhet e prapambetura, numri dy i grupit kuvendor, kërkon hetim edhe per 9 kompanitë e tjera qe kane kryer te njëjtën pune. Pak ditë më parë, LSI tha se do te votonte nismën e opozitës për hetimin ndërkombëtar për aferën “CEZ”.

Vizion Plus,  30.09.2015