Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tenderi i karburanteve në Kosovë, kompanisë së akuzuar

Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), e ka shpallur kompaninë “Hib Petrol” si fitues të tenderit 12 milionë euro për furnizim me derivate për 80 institucione të Republikës së Kosovës, edhe pse ndaj kompanisë në fjalë, më 8 korrik të këtij viti, departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pati ngritur aktakuzë për mashtrim.

Aktakuza ka të bëjë me furnizimin e 44 institucioneve edukativo-arsimore brenda territorit të komunës së Prishtinës me naftë për ngrohje dhe gjenerator, ku sipas Prokurorisë, kompania në fjalë ka vepruar në kundërshtim me kontratën e lidhur në mes të Komunës së Prishtinës dhe kompanisë, pronari i së cilës ka vënë në qarkullim produktin – naftën e cilësisë që nuk i përgjigjet kualitetit të produktit.

Më tej sipas Prokurorisë, kompania në fjalë ka shkaktuar dëme në shkollat e komunës së Prishtinës, ku për këtë çështje penale është ngrirë një autobot cisternë, pronë e kompanisë “Hib Petrol” që është përdorur për kryerjen e veprave penale.

Gazeta Zëri,  29.09.2015