Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punëtorët e shkarkuar të Kurum, në protestë

200 punonjësit e shkarkuar nga kompania turke ‘Kurum’ janë mbledhur mëngjesin ne sotëm para zyrave të kompanisë në Elbasan për të protestuar kundër këtij vendimi.

Protesta është drejtuar nga sindikata e punëtorëve të kompanisë turke, që e cilësojnë shkarkimin e 200 punonjësve nga kjo kompani si një bombë ekonomike për qytetin e Elbasanit.

Nga ana e tyre punonjësit kanë kërkuar nga ana e qeverisë të marrë masa, duke e cilësuar shkarkimin e tyre një padrejtësi që u bëhet.

Gazeta Shqip,  29.09.2015