Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP hap garën për fibrat optike

Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) fton kompanitë të para-kualifikohen për ofrimin dhe dorëzimin e sistemit të Kontrollit Mbikëqyrës dhe të Mbledhjes së të Dhënave (SCADA) dhe kabullit me fibra optike. Këto janë kontratat e fundit në formatin e paketës së madhe që do të jepen nga TAP-i për ndërtimin e projektit si artikuj të ofruar nga kompanitë.

Këto kontrata kanë kanë për qëllim të mbulojë sa më poshtë:

  • Inxhinierinë, prokurimin dhe instalimin e sistemeve SCADA, të telekomunikacionit dhe sigurisë. Sistemi SCADA do të ofrojnë monitorim dhe kontroll të integruar, të centralizuar dhe të vazhdueshëm përgjatë gjithë sistemit të transportit të gazit prej 878 km gjatësi dhe të gjitha të dhënat do të transmetohen në qendrën mbikëqyrëse të kontrollit në Terminalin Pritës të Gazsjellësit (PRT) në Italinë e jugut, që do të mbikëqyrë të gjitha veprimtaritë e sigurta dhe të qëndrueshme të gazsjellësit.
  • Prodhimin dhe dorëzimin e rreth 1.550 kilometrave kabull me fibër optike që do të mundësojë kanalin e ndërsjellë të komunikimit nga tubacioni dhe asetet e lidhura me të, si stacionet e kompresorëve dhe stacionet e valvulave të bllokimit me qendrën mbikëqyrëse të kontrollit.

Norman Ingram, Drejtor Projekti i TAP tha: “Me nxjerrjen e këtyre njoftimeve të fundit për para-kualifikim, TAP ka arritur në një etapë tjetër të rëndësishme në procesin e prokurimit. Sistemi SCADA së bashku me kabullin me fibër optike do të lehtësojnë sistemin e kontrollit që mundëson monitorimin dhe kontrollin e sigurt dhe efikas të operacioneve të gazsjellësit. Procesi i përzgjedhjes i TAP-it mbetet transparent, rigoroz dhe vendos theks të veçantë në përmbushjen e standardeve të shëndetit, sigurisë teknike në punë, sigurimit, mjedisit dhe atyre sociale.”

Detajet specifike të njoftimeve për kontratat mund të gjenden në Shtojcën e Gazetës Zyrtare të BE-së – Tenders Electronic Daily (TED): sistemi SCADA link dhe kabulli me fibër optike link.

Afati i fundit brenda të cilit kompanitë mund të kërkojnë pyetësorin e para-kualifikimit është data 30.09.2015. Pas fazës para-kualifikuese, TAP-i synon të nxjerrë Ftesat përkatëse për Tender (ITT) në fund të vitit 2015. Kontratat priten të jepen në mesin e vitit 2016.

Për më shumë informacion rreth procesit të prokurimit të TAP-it dhe kontratat që planifikon të japë, ju lutemi vizitoni: http://www.tap-ag.com/project-opportunities/for-companies

energjia.al  22.09.2015