Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KOSTT bëhet operator i pavarur

Ministria e Zhvillimit Ekonomik së bashku me Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut KOSTT, Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), Furnizuesi Publik (KESCO) dhe Zyrën e Rregullatori për Energji (ZRRE) që nga fillimi i muajit gusht 2015, kanë filluar takimet e rregullta koordinuese lidhur me  themelimin e KOSTT zonë/bllok rregullues i pavarur në kuadër të Zonës Sinkrone të Evropës Kontinentale.

Këto takime kanë pasur një cak specifik që të gjitha palët e interesit, konform licencave dhe fushëveprimit që kanë të bashkërendisin aktivitetet e veta për të realizuar një balancim sa më efektiv gjatë muajve Gusht dhe Shtator 2015, meqë KOSTT i është  nënshtruar një monitorimi nga ENTSO-E, dhe është detyruar të plotësojë standarde si dhe të bëjë balancimin e sistemit elektroenergjetik, ashtu edhe siç është paraparë me legjislacionin e Kosovës, me qëllim të plotësimit të kushteve teknike që ti mundësohet KOSTT që të njihet si zonë/bllok rregullues i pavarur.

Takimet e mbajtura gjatë kësaj periudhe kanë rezultuar të suksesshme dhe KOSTT së bashku me akterët e tjerë do të vazhdoj me përkushtim operimin dhe balancimin e Sistemit të Energjisë Elektrike në përputhje të plotë me rregullat e përcaktuara nga ENTSO-E.

MZHE dhe KOSTT falënderon të gjithë grupin punues të përbërë nga KEK, KEDS, KESCO, ZRRE për profesionalizëm dhe përkushtim gjatë kësaj periudhe, po ashtu ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptim me që vendosja e praktikave të reja të operimit dhe anëtarësimi i KOSTT në ENTSO-E është strategji shtetërore.

energjia.al  19.09.2015