Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Marrëveshja e Berishës mbrojti ish-drejtorin e CEZ

Marrëveshja mes CEZ-it dhe kompanisë “Debt International Advisory” të Kastriot Ismailajt, i ka dhënë “imunitet” ish-drejtorit të parë të CEZ-it në Shqipëri Josef Hejsek. Ky imunitet është krijuar nga ish-qeveria e Sali Berisha, e cila dhe ka ratifikuar marrëveshjen mes CEZ e “DIA” në parlamentin shqiptar.

Nisur nga kjo situatë, ish-drejtori ka përfituar nga kjo marrëveshje, e cila e zhvishte atë nga përgjegjësia penale. Për pasojë njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës ka mbyllur hetimet ndaj Josef Hejsek, i cili ishte kallëzuar për akuzën e “Mashtrimit” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Kompania “Debt International Advisory”-Dega Shqipëri që ishte kontraktuar nga “OSSH” dhe “CEZ Shpërndarja” për mbledhjen e borxhit financiar tek 318.000 konsumatorëve të energjisë elektrike, nuk ka kryer vetëm këtë funksion, por ka pastruar miliona euro dhe dollarë të individëve me pushtet politik dhe personave VIP në Shqipëri.

Sipas një grafiku të Drejtorisë së Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit është pikërisht kompania e mësipërme që ka kryer mbi 100 transaksione nga Shqipëria në drejtim të dhjetëra vendeve të huaja, ku kanë lëvizur miliona euro, deri në Kongo të Afrikës. Nga “Debt International Advisori” paratë kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në llogaritë e dhjetëra kompanive të tjera, që veprojnë në rreth 15 shtete.

Neni që i jep mbrojtje

Sipas pikës 9 të kësaj marrveshje, ku parashtrohen pikat për zgjidhjen me pajtim, lirim apo shkarkim. Në një nga këto pika thuhet se “me zgjidhjen e plotë dhe përfundimtare, palët shqiptare lirojnë dhe shkarkojnë nga përgjegjësia grupin CEZ dhe të punësuarit e tyre. Sipas kësaj marrveshje, deri në momentin e nënshktrimin nuk kishte ndonjë procedim ndaj shtetasve çek dhe çdo hetim i nisur pas kësaj marrëveshje nga pala shqiptare është “nul”. Kështu, prokurorët thonë se referuar kësaj marrveshje, ata kanë pushuar hetimin për shtastin çek.

Ismailaj refuzon të flasë

Ndërkohë burimet thonë se Kastriot Ismailaj për të tretën herë ka refuzuar para prokurorëve të jap shpjegime për akuzat e ngritura, duke kërkuar të njihet njëherë me të gjitha provat e akuzës.Ismailaj në prani të avokatit, mësohet se i ka thënë hetuesve se do të jap shpjegime pasi të njihet me prova dhe vetëm para gjykatës.Sipas prokurorisë, me vendim gjykatë Ismailajt i janë bllokuar disa llogari bankare që kapin shumën e rreth 5 mln eurove, pasi dyshohet se i ka siguruar kundrejet mashtrimit dhe më pas i ka investuar ato duke konsumuar element të veprës penale të “pastrimit të parave”.

100 transaksione

Sipas një grafiku të Drejtorisë së Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit është pikërisht kompania DIA që ka kryer mbi 100 transaksione nga Shqipëria në drejtim të dhjetëra vendeve të huaja, ku kanë lëvizur miliona euro, deri në Kongo të Afrikës.

Transfertat e Ismailajt,akuza cakton ekspertë kontabël

Biznesmeni shumë i përfolur Kastriot Ismailaj, që është arrestuar për aferën e mashtrimit me 5 milion eurove të kompanisë energjitike CEZ, do të përballet me një ekspertizë  kontabiliste. Me anën e kësaj ekspertize Prokuroria e Krimeve të Rënda synon të nxjerrë diferencën e parave që biznesmeni Kastriot Ismailaj ka xhiruar nëpërmjet kompanisë së tij “Debt International Advisory”. Akuza ka caktuar tre ekspertë kontabilistë duke i vënë atyre në dispozicion dhe një sërë dokumentesh me qëllim nxjerrjen e bilanceve dhe diferencat e parave të transferuara jashtë shtetit.

Shqiptarja.com  18.09.2015