Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mbahet Forumi 7 i naftës në Beograd

Në datat 8 dhe 9 shtator u mbajt në Beograd Forumi i shtatë i naftës nga Komuniteti i Energjisë. Fjala e hapjes u mbajt nga z.Massimo Lombardini.

Z.Aleksandër Antic, ministri serb i minierave dhe energjisë i uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve nga ana e qeverisë serbe. Ai theksoi se siguria e furnizimit me naftë është një nga prioritetet kyç të qeverisë serbe. Më pas, ministri u fokusua në prezantimin e progresit të shënuar nga Serbia në kuadër direktivave të Komunitetit të Energjisë.

Edhe z.Dritan Spahiu, drejtor i politikave dhe zhvillimit të hidrokarbureve në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, mbajti fjalën e tij në emër të shtetit shqiptar, i cila mban presidencën e rradhës në Komunitetin e Energjisë. Ai prezantoi përpjekjet e Shqipërisë për të eksploruar mënyra për të ndryshuar strukturën aktuale të emergjencave të furnizimit me naftë në një sistem plotësisht të përputhshëm me direktivat e Komunitetit të Energjisë. Më pas ai informoi pjesëmarrësit e forumit për përpjeket e Shqipërisë në termat e sigurisë së vet të furnizimit, si dhe arritjes së objektivave të vitit 2023, duke hedhur hapa seriozë drejt anëtarësimit në BE. Një projektligj është përgatitur dhe shteti shqiptar është i vendosur në arritjen e këtyre objektivave.

Axhenda e mëtejshme e Forumit të shtatë të naftës adresoi çështje si: siguria e furnizimit me naftë, zhvillimi dhe transparenca e bazave të të dhënave për naftën, etj.

energjia.al 15.09.2015