Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punonjësit e Uzinës së Ballshit në grevë

Kreu i Sindikatës së punonjësve të Industrisë përcolli shqetësimet e punëtorëve të Uzinës në Ballsh dhe TEC, të cilët deklarojnë se kanë 3 muaj pa marrë rrogat. Taf Koleci tha se punonjësit kanë nisur një grevë urie, pa afat, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën.

Koleci tregon për mediat se investitorët azerë janë larguar dhe janë në mëdyshje nëse fabrika është shitur. Ai paralajmëroi një protestë para Kryeministrisë në rast se nuk ka zgjidhje.

Tre muaj më parë u bë e ditur se Azerët e Heaney Assets Corporation po heqin dorë nga pronësia në uzinën e përpunimit të thellë të naftës, për shkak të situatës së krijuar nga borxhet e trashëguara.

Revista Monitor,  04.09.2015