Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritet prodhimi i energjisë me 60%

Instituti i Statistikave, gjatë raportit të fundit të gjatëmujorit të parë të 2015 për energjinë elektrike bëri të ditur se prodhimi neto i energjisë është rritur rreth 59.4 %, krahasuar me një vit më parë.

Kjo rritje, sipas INSTAT, ka ka ndikuar në rënien e importeve me 54 përqind dhe rritjen e eksporteve me mbi 6 herë (621 përqind), krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014.

Gjatë këtij gjashtëmujori, vendi rezulton të jetë eksportues neto i energjisë elektrike nga importues neto që ishte në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014.

Humbjet në rrjet

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, humbjet në rrjet kanë pësuar një rënie më 25 %. Humbjet në shpërndarje në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015 kanë rënë 27,1 përqind krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Humbjet në transmetim u rritën me 12,1 përqind dhe përbëjnë 8,0 përqind të humbjeve gjithsej në rrjet.

Prodhimi i energjisë

75 % e prodhimit për këtë periudhë mësohet se është realizuar nga hidrocentralet publike dhe 25,0 përqind nga prodhues të pavarur privatë dhe koncesionarë. Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në gjashtëmujorin e parë të 2015, rezultoi me rënie prej 54,4 % krahasuar më një vit më parë.

Konsumi i energjisë

Në këtë gjashtëmujor, konsumi i energjisë elektrike nga familjarët u rrit me 2,3 përqind dhe për jo familjarët u rrit me 4,8 përqind, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2014.

Revista Monitor,  02.09.2015