Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Stabilizohet furnizimi me energji nga KOSTT

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT përmes një komunikate, njofton qytetarët se për shkak të rënies së bllokut B1 të KEK, disa rajone të Republikës së Kosovës do të përballen me reduktime në furnizim me energji elektrike deri në orët e mesnatës kur pritet të kthehet në punë blloku B1 i TC Kosova B.

“Sipas informatave që kemi KEDS ka bërë të pamundurën dhe momentalisht është arritur që të sigurohet importi prej 280 MËh dhe stabilizimi me energji elektrike.

KOSTT do të vazhdojë me përkushtim operimin dhe balancimin e Sistemit të Energjisë Elektrike në përputhje të plotë me rregullat e përcaktuara nga ENTSO-E, ku gjatë muajve Gusht dhe Shtator ka filluar t’i nënshtrohet një monitorimi nga ky mekanizëm dhe si kërkesë do te ketë regjime operimi që i nënshtrohen kritereve më të larta. Gjatë këtyre regjimeve të operimit siç është paralajmëruar më parë mund të paraqiten eventualisht edhe kufizime të furnizimit që mund të instruktohen nga KOSTT me qellim te balancimit të sistemit. shkruan Kosova Press.

KOSTT pritet që të fillojë të operojë si zonë/bllok i pavarur rregullues në kuadër të Zonës Sinkrone të Evropës Kontinentale. Operimi i pavarur i KOSTT-it pritet të jetësohet me nënshkrimin e Marrëveshjes për Kyçje ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E ( European Network Transmission System Operator for Electricity/Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit Transmetues për energji elektrike)”, thuhet në njoftim.

Revista Monitor, 01.09.2015