Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eni zbulon burimin më të madh të gazit

Kompania italiane Eni, e energjisë dhe gazit, ka njoftuar dje se ka zbuluar një fushë “supergjigande” të gazit natyror në brigjet e Egjiptit, sipas një deklarate të lëshuar për mediat.

“Zohr është zbulimi më i madh i gazit i bërë ndonjëherë në Egjipt dhe në detin Mesdhe dhe mund të bëhet një nga më të mëdhatë që bota mban për gazin natyror “ tha Eni në një deklaratë.

“Zbulimi, pas zhvillimit të plotë të saj, do të jetë në gjendje që të sigurojë kënaqjen e kërkesës për gaz natyror të Egjiptit për dekada të tëra, e jo vetëm”.

Lajmi erdhi një ditë pasi CEO Claudio Descalzi u takua në Kajro me presidentin egjiptian Abdel-Fatah el-Sissi.
Sipas informacionit sizmik, Zohr mund të mbajë një potencial prej 30 trilion kub gaz dhe rreth 5.5 miliardë fuçi nafte. Ajo mbulon një sipërfaqe prej rreth 100 kilometra katrorë.

Zbulimi që është rreth 120 milje nga bregu egjiptian dhe është në një thellësi prej 4,757 m në bllokun Shorouk, tha kompania.

“Eni menjëherë do të vlerësojë këtë burim, me qëllim të përshpejtimit të një zhvillimi të zbulimit,” tha kompania e energjisë.

Descalzi u citua nga Eni thënë se zbulimi rikonfirmon se “Egjipti ka ende potencial të madh” të energjisë. Eni ka qenë në Egjipt që nga viti 1954 nëpërmjet degës së saj, IEOC. Kjo kompani është prodhuesi kryesor hidrokarbur në Egjipt, me një prodhim të kapitalit përditshme e 200.000 fuçi naftë ekuivalent, shkruan Bloomberg.

Shqiptarja.com 31.08.2015