Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ulqin, një vajzë nga Kosova vdes nga korenti

Një vajzë nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me energjinë elektrike në Ulqin. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, në banesën ku vajza 24-vjeçare me iniciale E.A., nga Ferizaj, ka rënë në kontakt me korrentin ndërsa ndodhej në banjë.

Shoqet e vajzës i kanë thënë gazetës “Zëri” se sapo i ishin kthyer nga plazhi, E. ishte futur në banjë për t’u larë, por nuk ka mundur të dalë që andej.

“Jemi kthyer nga plazhi, kam hyrë e jam pastruar e pas meje ka hyrë E. Vetëm e kemi dëgjuar duke bërtitur. Unë me shoqen time kemi thyer derën dhe e kemi parë të shtrirë. Më pas edhe pronarja ka provuar ta shpëtojë, por s’ka arritur”, është shprehur shoqja e viktimës, Xh.G.

Njësitet e Policisë së Malit të Zi dhe grupi i ekspertizës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku po kryejnë hetimet.

Gazeta Shekulli, 30.08.2015