Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndalohen pronarët e minierave ku ndodhi aksidenti

Miftar Losha dhe Albet Losha të cilët humbën jetën dje në minierën e Selishtës në Dibër kanë qenë duke punuar në mënyrë të paligjshme-informale, në një objekt i cili kishte ndërprerë aktivitetin, punonin pa asnjë urdhër pune me shkrim nga drejtues teknik, të pa siguruar dhe të pa mbikqyrur nga specialist minerar.

Ky fakt konfirmohet nga Drejtoria e e Repartit të Inspektim Shpëtimit, e cila ka inspektuar vendin e ngjarjes ku ndërruan jetë dy minatorët.

Nga verifikimi në vendngjarje, aksidenti ka ndodhur në daljen sipërfaqësore të oxhakut të hapur para shumë kohësh nga nëntoka.

Të aksidentuarit kanë qenë duke punuar për rrëzimin e mineralit në grykën e oxhakut kur ka ndodhur shembja e një masivi guresh duke i dëmtur rëndë ata dhe për pasojë kanë humbur jetën rrugës për në spital.

Miniera e “Shtryngës “ zotërohet prej subjektit Hoxha me drejtues Ismail Hoxhen dhe aksioner i këtij subjekti është edhe Isuf Pula me 49% të vlerës së aksioneve.
Policia e Dibrës ka shoqëruar pronarit e subjektit “Hoxha” për të dhënë detaje për këtë ngjarje.

Zotëruesi i lejes minerare Ismail Hoxha ka deklaruar prej 3 vitesh e gjysmë ndërprerjen e punës për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë ortakët me njëri-tjetrin, ndërsa ka shfaqur pretendime në subjektin e tij ushtrohej aktivitet I paligjshëm.

Nga verifikimet e para, rezulton se njëri prej të aksidentuarve (Miftar Losha) figuron i regjistruar deri në muajin Qershor 2015 në zyrën e tatim taksave në emër të subjektit “Pula –X”, punimet e të cilit janë kufitare me ato të subjektit “Hoxha”shpk.

Shqiptarja.com 31.08.2015