Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Aksident i rëndë në minierën e Selishtës

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy minatorëve ka ndodhur ditën e sotme në Peshkopi. Ngjarja e rëndë është shënuar në minierën e Selishtës, ku fillimisht kanë mbetur të plagosur rëndë minatorët, Miftar Losha, 54 vjeç dhe Albert Losha, 35 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin. Për shkak të gjendjes së rëndë dy të plagosurit janë transportuar në Tiranë për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore, por kanë ndërruar jetë gjatë rrugës.

Aksidenti ka ndodhur gjatë punës në minierë ku për shkak të një avarie është shembur një masiv dheu.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Gazeta Shqip,  30.08.2015