Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

6 mujori I, 39% e naftës u shit në tregun vendas

Rreth 40 për qind e naftës që nxirret në vendin tonë ka destinacion tregun e brendshëm. Të dhënat zyrtare nga Agjencia e Burimeve Natyrore bëjnë me dijë se, prodhimi total i naftës në gjashtëmujorin e parë arriti në mbi 626 mijë tonë nga të cilat, 243 mijë tonë ose 39% u shiten në tregun e brendshëm.

Pjesa tjetër prej 383 mijë tonësh u eksportua jashtë vendit. Pothuajse i gjithë prodhimi është realizuar nga marrëveshjet hidrokarbure dhe pjesa më e madhe i përket Bankers Petroleum dhe Transatlantik.

Burimet e tregut pohojnë se , sasia e naftës bruto është shitur ndaj rafinerive të përpunimit të naftës, kryesisht ARMOS dhe më pas nafta e përpunuar u shit nga rafineritë ndaj shpërndarësve në tregjet e Shqipërisë Kosovës dhe Maqedonisë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Energjetikës mësohet se, sasia e naftës bruto që përpunohet në vend jep vetëm 25 për qind naftë të pastër të përshtatshme për konsum final.

Në bazë të këtij rendimenti nga përpunimi i 234 mijë tonë naftë vendi, ka prodhuar 60 mijë tonë naftë, cilat janë hedhur në treg për të furnizuar automjetet.

Por pavarësisht se nafta e vendit del në treg me kosto më të ulët se ajo e importit, nuk ka ndikuar në zbutjen e çmimeve të naftës.

Gjashtëmujori i parë

Prodhimi totali naftës 626,651 ton

Për tregun e Brendshëm 243,625 ton

Për tregun e jashtëm 383,026 ton

Revista Monitor, 30.08.2015