Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

4 format e evazionit në sektorin minerar

Deklarimi i cilësisë së ulët të mineraleve të eksportuara me qëllim që të paguhet më pak rentë në doganë; fatura të fryra; paga të ulëta; çmime të ulëta eksporti, janë format kryesore të evazionit në sektorin minerar…

Ministri i Financave Shkëlqim Cani në një takim të zhvilluar në Bulqizë, me përfaqesuesit e të gjithë kompanive minerare që ushtrojne veprimtarinë e tyre në zonën veriore ka zbuluar disa nga format e evazionit që përdor ky sektor.

Sektori i minierave përbën një sektor që ka qënë në fokus të politikave tona fiskale për t’u zhvilluar dhe për t’u lehtësuar nga barra fiskale (kemi ulur taksimin për përpunimin në vend, kemi ulur moshën e pensioneve për minatorët etj.).
Mirëpo, tha Cani, është e papranueshme që, në një sektor të stimuluar me politika fiskale, të privilegjuar, pasi ju është dhënë e drejta për të siguruar të ardhura nga pasuria kombëtare, të kemi nivele të larta informaliteti.

Ne si administratë konsiderojmë problematike me sektorin disa aspekte:

1. Deklarimi i cilësisë së ulët të mineraleve të eksportuara me qëllim që të paguhet më pak rentë në doganë.
– Drejtoria e Përgjithshme e Doganave do të bëjë verifikimet për çdo rast me të gjitha vendet ku janë eksportuar mineralet tona;
– Do të bashkëpunojmë me ministrinë e Energjitikës për të marrë informacion mbi cilësinë e mineralit të secilit subjekt, mbi bazën e të dhënave të lejeve të shfrytëzimit sipas zonave.
2. Faturat e shërbimeve nga jashtë që fryhen më shumë për të rritur shpenzimet
– Do të kërkohet informacion nga vendet e origjinës së shërbimit
– Do të bashkëpunohet me AKBN për të marë sinjale për shpenzime “jashtë normales”
3. Niveli i pagave të punonjësve, që deklarohen të ulta, për të paguar më pak tatim mbi të ardhurat;
– Do të kontrollojmë në bashkëpunim me Inspektoriatin e Punës që të mos kemi më të punësuar të pa regjistruar në këtë sektor.
– Do të sigurohemi se pagesat e minatorëve bëhen nëpërmjet bankave dhe, në rast nëndeklarimi, masat do të jenë të ashpra (nuk mund të tolerohet abuzimi me të punësuarit, kjo është edhe më e dhimbshme kur bëhet fjalë për djersën e minatorëve!)
4. Çmimi i deklaruar për eksport shumë më i ulët që sjell më pak tatimfitimi të deklaruar.
– Drejtoria e Përgjithshme e Doganave do të bëjë verifikimet për çdo rast, me të gjitha vendet ku janë eksportuar mineralet tona;

“Për të gjitha bizneset që do të shfaqin devijime nga normalja apo e logjikshmja, pra që shfaqin një sinjal rrisku të lartë, do të ketë kontrolle të imtësishme, që nga pasqyrat, deklaratat tatimore, inventarët dhe zbatimin e kushteve të punës për minatorët”, tha Cani.

Revista Monitor, 31.08.2015