Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, departament në ERE për monitorimin e tregut të gazit

Edhe pse jemi në fazat e para të ndërtimit të projektit TAP në Shqipëri,Ministria e Energjisë ka përgatitur një ligj të ri për këtë sektor.

Sipas Drejtorit të Hidrokarbureve ndryshimet kanë të bëjnë me forcimin e elementëve mbikqyrës të cilët lidhen me çështjen e sigurisë së furnizimit të gazit natyror si dhe masat mbrojtëse. Një tjetër ndryshim në ligj lidhet edhe me depozitimin nëntokësor të gazit.

“Ligji ka si synim kryesor transpozimin e direktivës së BE lidhur me treguin e gazit natyror si dhe çështje të sigurimit të furnizimit të energjisë, depozitimin nëntokësor të gazit natyror. Ne do të kemi një kuadër ligjor të plotë, i cili kur projekti TAP dpo të jetë operacional në vitin 2020, do shërbejë për funksionimin sa më të mirë të këtij projekti”.

Ligji i ri përcakton krijimin e një departamenti të ri në ERE, i cili do të merret kryesisht me monitorimin e tregut, konkurencën dhe mbrojtjen e konsumatorit.

“Tashmë është ERE që përveç sektorit të energjisë elektrike ka detyrën të monitorojë dhe inspektojë tarifat, liçensat për sektorin e gazit natyror”.

Projekti i gazësjellësit TAP parashikohet të përfundojë në 2020, ndërkohë që mastërplani për mundësitë e gazifikimit trë vendit pritet të përfundojë në tetor.

OraNews,  30.08.2015