Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Metalet e çmuara, shpresa e Serbisë

Qeveria beson se shfrytëzimi i burimeve minerare mund të gjenerojë të ardhura të mëdha, por ekspertët thonë se ka domosdoshmëri për strategji për të siguruar se investitorët nuk do të marrin pjesën më të madhe të fitimeve.

Zyrtarët kanë rritur shpresat se Serbia mund të fitojnë qindra miliona euro në vit nëse hapet një minierë e re për të shfrytëzuar depozitat jadarite në perëndim të vendit, por ekspertët thanë për BIRN se nevojitet planifikim i kujdesshëm në mënyrë që të maksimizohen përfitimet financiare.

Një tjetër burim potencialisht fitimprurës të ardhurash konsiston në besimin e ekzistencës së fushës së arit pranë qytetit të Borit, në Serbinë Lindore, ku minierat e bakrit janë tashmë në funksion.

Investitorët e huaj janë ende duke hetuar në të dy lokacionet, dhe studimet treguan se burimet minerale mund të jenë në një vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh.

Ministri serb i Energjetikës, Aleksandar Antic, kohët e fundit ka konfirmuar se në Serbinë Perëndimore është gjetur jadarite, nga i cili përgatitet litiumi.

Antic tha për të përditshmen e Beogradit, ‘Blic’, javën e kaluar se Serbia do të mund të fitojë disa qindra milionë euro në vit nga të ardhurat minerale nëse në këtë zonë hapet ndonjë minierë.

‘Vetëm hapja e minierës do të na siguronte një investim prej miliarda dollarësh dhe më shumë se një mijë vende të reja pune’, tha Antic.

Por ekonomisti Mahmud Bushatlija me bazë në Beograd e ka vënë në pikëpyetje një qasje të tillë, duke u shprehur se autoritetet duhet të jenë më imagjinative.

‘Të ardhurat vjetore minerare janë mënyra më primitive për të siguruar fitim nga burimet minerale të vendit dhe ka ekzistuar që nga mesjeta. Shteti duhet të gjejë mënyra të tjera për të fituar para nga minierat e saj potenciale dhe bizneset me partnerët e huaj’,- tha Bushatlija për BIRN.

Një tjetër ekonomist me bazë në Beograd, Milan Kovaçeviç, shtoi se burimet minerale mund t’i sjellin përfitime ekonomisë serbe, por se ishte shumë herët për të pritur fitime të mëdha nga shfrytëzimi i tyre.

‘Hulumtimi i parë ishte premtues, por ne duhet të presim rezultatet përfundimtare. Është e sigurt se kemi potencial të madh, por është e nevojshme të bëjmë investime të mëdha në mënyrë që të përfitojmë nga shfrytëzimi’, – tha Kovaçeviç për BIRN.

Ai tha se beson që Serbia nuk ka para për të investuar në hapjen e minierave të reja, kështu që është realiste të presim që investitorët e huaj ta bëjnë këtë në vend.

‘Qeveria serbe duhet të zhvillojë strategjinë se si të fitojë sa më shumë nga këto investime, dhe jo vetëm të mbledhë qiranë e minierës’, tha Kovacevic.

Sipas mediave serbe, kompania ndërkombëtare ‘Rio Tinto’ ka investuar më shumë se 60 milionë dollarë në kërkimin e mineraleve në të gjithë Serbinë. Kompania beson se më shumë se 100 milionë tonë jadarite mund të gjenden në pjesën perëndimore të vendit.

Bushatlija paralajmëroi se qeveria duhet të jetë shumë e kujdesshme kur bëhet fjalë për marrëveshje me investitorët e huaj, ndërsa shfrytëzimi mund të shkaktojë dëme mjedisore.

‘Qeveria duhet të këmbëngulë në zgjidhjen më fitimprurëse për Serbinë – për të formuar partneritet strategjik me investitorët e huaj, pasi kjo është mënyra për të siguruar që shumica e fitimit të mbetet në vend’,- tha ai.

Pranë qytetit të Borit, kompania amerikane Freeport- McMoran raportohet të ketë gjetur një nga depozitat më të mëdha të arit dhe bakrit në botë.

Sipas gazetës ‘Novosti’ me qendër në Beograd, vlera e zonës mund të arrijë deri në 18 miliardë dollarë në qoftë se depozitat janë aq të vlefshme sa është sugjeruar në hulumtimin e parë.

Miodrag Kostic, presidenti i klubit serb të biznesit me ndikim, Privrednik, tha në vitin 2013 se Serbia posedon rreth 263 mld dollarë në burime minerale të pashfrytëzuara, por ekspertët nuk e kanë konfirmuar kurrë këtë vlerësim.

Sipas disa raporteve, kompanitë e huaja po eksplorojnë depozitat potenciale minerale në rreth 50 zona në Serbi.

Revista Monitor,  29.08.2015