Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vjedhja e energjisë, në pranga 10 persona

Një aksion i Komisariatit të Policisë nr. 5 dhe OSHEE-së ka vënë në pranga 10 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, për shkak të lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike.

Të ndaluarit kishin rilidhur energjinë elektrike në një boks e cila ndodhej në lagjen “Bulcesh i ri” në Paskuqan në mënyrë të paligjshme dhe pa kontratë përfitonin energji elektrike.

Edison Ukdashi, Gezim Ukdashi, Veprim Bulica, Ramadan Muja, Perparim Gjuta, Met Metallari, Avni Sinanaj, Tafil Halili, Xhevat Balavija dhe Shyqyri Durishti, të gjithë banues në Tiranë, janë ndaluar nga policia.

Po ashtu, është shpallur në kërkim shtetasi H.H, 55 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.

Top Channel,  28.08.2015