Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP kërkon liçencën e operatorit të pavarur

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) nis procedurën për shqyrtimin e aplikimit të shoqërisë TAP për licencën e Operatorit të Pavarur të transmetimit të gazit natyror. Të njëjtën kërkesë, kompania që po ndërton gazsjellësin TAP e ka paraqitur po ashtu në Greqi dhe në Itali. Me anë kërkesës së paraqitur më 1 korrik pranë ERE-s, TAP synon të certifikohet si operator i pavarur i transmetimit për gazin natyror para fillimit të ndërtimit të infrastrukturës dhe jo më vonë se data 1 janar 2018. Punimet për shtrirjen e tubacionit të gazsjellësit TAP pritet të nisin në 2016, ndërsa sivjet punimet në Shqipëri, TAP i ka përqendruar në ndërtimin e infrastrukturës mbështetëse, me rrugë dhe ura. TAP do të ndërtojë dhe rehabilitojë rreth 100 km rrugë përgjatë gjurmës së gazsjellësit nga Vishocica, Vithkuq dhe Shtyllë në Qarkun e Korçës, në Potom, Çorovodë, Kakrukë, Tepelenë, Vendreshë në Qarkun e Beratit dhe në Topojë në Qarkun e Fierit. Në këtë gjurmë tokësore, TAP do të ndërtojë tre ura të reja dhe do të rehabilitojë më shumë se 40 ura ekzistuese në qarqet e Korçës, Beratit dhe Fierit. Punimet për rrugët dhe urat ndihmuese priten të përfundojnë deri në verën e vitit 2016.

TAP me krijimin e kushteve, në stinën e verës 2016, do të nisë ndërtimin e gazsjellësit.

Gazeta Shqip,  28.08.2015