Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritet çmimi i naftës në tregjet botërore

Çmimi i naftës u rrit në tregjet botërore në më shumë se 7 për qind. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, çmimi i naftës bruto u rrit për 3 dollarë e 24 cent në 46 dollarë e 37 cent për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane u rrit me 3 dollarë e 15 cent në 41 dollar e 74 cent për fuçi.

Analistët besojnë se reduktimi në rezervat e naftës së papërpunuar të SHBA shkaktoi një rritje të papritur në çmimet e naftës në tregjet botërore.

Sipas të njëjtit burim, rezervat e naftës së papërpunuar në depot e SHBA në javën e cila përfundoi me 21 Gusht, janë reduktuar për  5 milionë e 500 mijë fuçi, që konsiderohet si rënia më e rëndësishme gjatë një jave nga fillimi i qershorit.

Agjencia e lajmeve ekonomia,  28.08.2015