Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HEC-i shkatërron turizmin

Vendimi për ndërtimin e HEC-it në Lengaricë, në zonën e Përmetit, tashmë është zyrtarizuar.

Edhe pse ka patur mjaft kundërshtime nga shoqatat e mbrojtjes së Mjedisit apo ato të Turizmit për dëmtim të kësaj zone, tashmë shoqëria “Lengarica & Energy”sh.p.k, është autorizuar për të vazhduar punimet për ndërtimin e kësaj vepre.  Sipas vendimit të ERE, tashmë botuar në fretoren zyrtare, aplikimi i shoqërisë “Lengarica & Energy” sh.p.k, plotëson tërësisht kërkesat e parashikuara nga ky institucion për prodhimi të energjisë elektrike nga HEC “Lengarica” me fuqi të instaluar 8.94 MW, për një afat 30-vjeçar.

Gjithashtu ky vendim shoqërohet edhe nga një tjetër vendim për licencimin e shoqërisë “Lengarica & Energy” sh.p.k., në aktivitetin e furnizimit të energjisë elektrike për një afat 5-vjeçar. Ndërtimi i hidrocentralit mbi lumin Lengaricë po kryhet nga firma “Lengarica & Energy Sh.p.k” në komunën Petran të Pëmetit, e përfshirë në ligjin “Për shpalljen e zonave të mbrojtura të monumenteve të natyrës”.

Në këtë zonë ndodhen 2 monumente të mbrojtura të natyrës, Banjat e Bënjës dhe Kanioni i Lengaricës, ndërsa zona në komunën e Petranit është shpallur Park Kombëtar në Fondin Pyjor. Ndërkohë gjatë viteve të fundit ka një rritje të numrit të frekuentuesve të kësaj pike turistike-kurative. Bëhet fjalë për një vend me vlera kurative dhe një destinacion krejt të veçantë turistik të rajonit jugor, që ka rritur interesin për dy arsye: e para për praninë e burimeve termale të Bënjës dhe e dyta për peizazhin e papërsëritshëm që ofrojnë kanioni i Langaricës dhe ura e vjetër e Langaricës.

Ujërat termale të banjave të Bënjes shërbejnë për kurimin e një sërë sëmundjesh që lidhen me infeksionet e lëkurës, stomakut dhe reumatizmës. Kjo është arsyeja që ato kanë një frekuentim në rritje jo vetëm nga vizitorët vendas, por edhe ata të huaj. Por me gjithë cilësitë e këtyre ujërave perspektiva e banjave të Bënjës në fakt nuk duket dhe optimiste. Ndërtimi i hidrocentralit me konçesion po rrezikon ta degradojnë këtë pasuri të paçmuar.

Scan TV,  27.08.2015