Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sindikata e ElektroKosovës paralajmëron protesta

Shprehja e pakënaqësive sindikale vetëm sa ka filluar të shfaqet nga ana e Federatës së Sindikatave të Pavarura të Elektrokosovës.

Kështu u tha në një konferencë për media të organizuara nga ana e “FSPE-së”, e cila madje edhe paralajmëroi protesta nëse vazhdon presioni i ndërmarrë nga ana e KEDS-it.

“Menaxhmenti i KEDS po përdor lloj-lloj metoda presioni ndaj punëtorëve të të gjitha profileve që të dorëzohen dhe ti lëshojnë vendet e punës”, ka thënë nënkryetari i parë i FSPK-së Sherif Fejzullahu. Ai më tej paralajmëroi se ky menaxhment i KEDS-it, po përgatitet që në muajin maj të vitit 2016 kur edhe skadon kontrata me Qeverinë e Kosovës, të shkarkoj nga puna afër 250 punëtor që sipas tij, janë në pritje e të pa sistemuar nëpër vende ku ata kanë punuar më parë. Po ashtu Fejzullahu paralajmëroi se nëse vazhdohet kështu, do të fillohet me protesta përpara ndërtesës së Qeverisë.

Në anën tjetër Hysni Gashi, kryetarë i “FSPE-së”, u shpreh i pakënaqur edhe me punën e Haxhi Arifit si kryetar i BSPK-së, duke u shprehur publikisht “Të lutem thirre kongresin e lësho rrugë sepse mandati i tretë ka skaduar”.

Sekretar i Sindikatës, Rashit Gashi u shpreh i pakënaqur edhe me RTK-në si medium “edhe pse kemi mbledhur para për ta, ata sot nuk janë për ti përcjellë shqetësimet tona” .

Në fund krerët sindikal u shprehen të pakënaqur edhe me zhvillimet politike në vend duke u deklaruar kundër marrëveshjes së Asociacionit Serb, duke kujtuar një thënie të Hajrullah Goranit se ne “Sindikatat nuk merremi me politikë, por na intereson fort sidomos kur ka të bëjë me interesat e shtetit dhe të kombit”.

Gazeta Zëri,  26.08.2015