Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP do liçensohet si operator i transmetimit të gazit

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar fillimin e procedurave për certifikimin e gazsjellësit TAP si Operator i Pavarur i Transmetimit të gazit natyror.

Me datë 1 Korrik 2015, TAP AG ka paraqitur në ERE kërkesën dhe dokumentacionin përkatës për certifikim. Kjo kërkesë dhe dokumentacioni i paraqitur në ERE, është vënë gjithashtu në dispozicion të Autoriteteve (RAE dhe AEEGSI) si pjesë e gjithë dokumentacionit të nevojshme për procedurën e certifikimit nga tre Rregullatorët e vendeve ku kalon projekti TAP përkatësisht Greqi, Shqipëri dhe Itali .

Me anë të kësaj kërkese TAP AG synon të certifikohet si operator i pavarur i transmetimit për gazin natyror para fillimit të ndërtimit të infrastrukturës dhe jo me vonë se data 1 Janar 2018.

ERE ne cilësinë e autoritetit përgjegjës për rregullimin e sektorit te gazit natyror dhe ne përputhje me detyrimet sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë Bordi i ERE-s, vendosi fillimin e procedurave për shqyrtimin e aplikimit te shoqërisë TAP AG për certifikim si Operator i Pavarur i Transmetimit të Gazit Natyror.

Punimet për shtrirjen e tubacionit të gazsjellësit TAP pritet të nisi vitin që vjen, ndërkohë që punimet këtë vit kanë vijuar me ndërtimin e infrastrukturës mbështetëse, rrugë dhe ura.
Në tërësi, TAP do të ndërtojë dhe rehabilitojë rreth 100 km rrugë përgjatë gjurmës së gazsjellësit, në Vishocicë, Vithkuq dhe Shtyllë në qarkun e Korçës; në Potom, Çorovodë, Kakrukë, Tepelene, Vendreshë në qarkun e Beratit; dhe në Topojë në qarkun e Fierit.

Ndërtojë tre ura të reja dhe do të rehabilitojë më shumë se 40 ura ekzistuese në qarqet e Korçës, Beratit dhe Fierit.

Punimet për rrugët dhe urat ndihmuese priten të përfundojnë gjatë vitit 2016 duke i krijuar kushtet që fillimi punës për ndërtimin e gazsjellësit të nisin në verën e vitit 2016.

Revista Monitor,  25.08.2016