Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, hapet tenderi për furnizimin me naftë

Katër kompani kanë konkurruar në tenderin 12-milionësh për furnizim me naftë për makina, naftë për gjenerator, naftë për ngrohje, si dhe benzinë për vetura për 80 institucione të Republikës së Kosovës, të cilin e ka shpallur kohë më parë Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP).

Në procesverbalin që ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri” shihet se në këtë tender 8 operatorë ekonomikë (OE) i kanë tërhequr dokumentet. Ndërkaq, vetëm 4 prej tyre i kanë dorëzuar në AQP.

Në këtë tender kompanitë kanë ofertuar vetëm me profitin e tyre, ndërkaq çmimi i derivateve llogaritet ai i tregut në kohën kur kompania i dërgon derivatet në institucionin e kontraktuar, shkruan Telegrafi.

Në bazë të procesverbalit të hapjes së ofertave më 21.08.2015, shihet se për këtë tender kompania “Hib Petrol” ka aplikuar me 634 mijë e 748 euro, kompania “Al Petrol” ka aplikuar me 11 mijë e 540 euro, si dhe konsorciumi “Petrol Company & A&V Gas &Lab Oil” me 1 mijë e 154 euro.

Revista Monitor,  25.08.2015