Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Serbia nuk heq dorë nga Trepça

“Serbia nuk do të heqë dorë nga Trepça”. Kështu ka deklaruar Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, i cili u ka uruar Ditën e Minatorëve stafit të Trepçës dhe të gjithë minatorëve në Serbi.

“Detyra jonë e përhershme është të garantojmë kushte më të mira e më të sigurta pune dhe t’ju mundësojmë që mundi të shpërblehet si duhet. Ju siguroj se Serbia është gjithmonë me ju, se do të dijë ta mbrojë Trepçën, pasurinë e vet dhe popullin vet në Kosovë”, ka thënë Gjuriç.

Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” paralajmëruan dje vazhdimin e grevës së pezulluar në janar të këtij viti me kërkesat e njëjta. Sipas tyre, Qeveria nuk ka reflektuarlidhur me kërkesat e tyre, sidomos për rregullimin ligjor të këtij kombinati shumë të rëndësishëm për Kosovën.

Opozita dhe ekspertët e ekonomisë janë shprehur se Qeveria e Kosovës po vonohet në miratimin e një Ligji për “Trepçën” për të përcaktuar nëse ajo do të kthehet në një ndërmarrje publike, apo do të privatizohet.

Gazeta Shekulli,  06.08.2015