Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Egjipti përfundoi studimin për importet e gazit të Qipros

Egjipti ka përfunduar një studim fizibiliteti në importet e gazit natyror nga Qipro, raportuan mediat egjiptiane.

Sipas gazetës egjiptiane Al-Borsa, kompania inxhinierike Enppi ka përfunduar studimet teknike dhe financiare, rezultatet e së cilës janë aktualisht nën shqyrtim nga EGAS, kompania shtetërore.

Kryetari i EGAS, Khalid Abdul-Badi tha për Al-Borsa se studimet teknike dhe financiare përfshijnë specifikimet dhe koston e lidhjes së territorit egjiptian me fushën Aphordite në Qipro përms një tubacioni detar.

Ai shtoi se sasitë që do të importohen arrinë afërsisht 700 mcf gaz në ditë, dhe pritet të fillojnë në vitin 2018.

Në një takim ekonomik mbajtur në Sharm el-Sheikh në mars, EGAS nënshkroinjë memorandum mirëkuptimi me kompaninë e Hidrokarbureve të Qipros për të tregtuar informacion mbi ndërtimin e një tubacioni për të importuar gaz nga Qipro.

Një zyrtar i Ministrisë së naftës tha gjithashtu për Al-Borsa se sektori privat do të hyjë në marrëveshje për të importuar gaz nga Qipro, sepse kjo do të ishte më mirë dhe më lirë, dhe se kostot nuk do të tejkalojnë 6 dollarë per milion BTU, krahasuar me10 dollarë per milion BTUs për LNG (gaz të lëngshëm) raporton Cyprus Mail.

Revista Monitor,  04.08.2015